3 milion euro për zbukurimin e brendshëm të Qeverisë

Qeveria nuk do të fitojë vetëm fasadë të re, por edhe ndryshime të brendshme. Zyra për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta ka shpallur tender ku kërkohet një kompani që do të rregullojë enterierin e ndërtesës me numër 6 të Qeverisë, ku janë të vendosura hapësirat kryesore.

Vlera e përgjithshme e gjithë kësaj vlerësohet të jetë 182 milion denarë pa TVSH ose rreth tre milion euro.

Është parashikuar që ndryshimi i enterierit të përfundojë më së shumti për katër muaj.

Kompanitë e interesuara duhet të dorëzojnë ofertën deri më 30 shtator.

Lajme të ngjashme

Back to top button