Prezantohet Moto G i ri

Motorola ka prezantuar pasardhësin e telefonit të saj popullor, Moto G. Edhe ky telefon i ri do të mbajë emrin Moto G, por do të ketë përmirësime në ekran, kamera dhe altoparlantë në krahasim me pasardhësin e tij, ndërsa çmimi do të jetë i njëjtë.

Telefoni Moto G i ri ka ekran 5.0 inç me rezolucion 720 pikselë, krahasuar me ekranin 4.5 inç me rezolucion 720 pikselë tek origjinali Moto G.
Telefoni, ashtu si Moto X i ri, është më i madh se paraardhësi i tij. Ai ka të njëjtin procesor Qualcomm Snapdragon 400 MSM8226, me katër bërthama me shpejtësi 1.2GHz dhe kartën grafike Adreno 305 GPU.

Ky telefon ka edhe 1GB RAM dhe 8/16GB hapësirë të brendshme, e cila mund të zgjerohet nëpërmjet kartës microSD.
Në anën e pasme është një kamera 8 megapikselë dhe në anën ballore është një kamera 2 megapikselë. Moto G i ri ka gjithashtu edhe dy altoparlantë në secilën anë të ekranit, dhe një bateri me kapacitet 2,070mAh, e cila sipas kompanisë do të zgjasë gjatë gjithë ditës.

Lajme të ngjashme

Back to top button