Gati aktakuzat kundër 23 shqiptarëve!?

Një bashkëbisedues i cili ka kërkuar të mbetet anonim, ka thënë për ditoren beogradase Blic se paditë e para që kanë të bëjnë me hetimet e Clint Williamsonit janë gati për 23 shqiptarë, në mesin e të cilëve 11 janë ish krerë të UÇK-së.

“12 shqiptarë ngarkohen për vrasje klasike të serbëve dhe bashkëpunëtorëve të LDK-së së Ibrahim Rugovës”, raporton Blic, transmeton Telegrafi.

“Krerët e UÇK-së do të akuzohen për përgjegjësi komanduese për vitet 1999-2001”, shton ky burim, sipas të cilët edhe krerët e UÇK-së do të akuzohen për “tregti me organi”, ku thuhet se është i implikuar një mjek nga Fushë Kruja. Sipas këtij burimi, që Blic thotë se është nga Prishtina, në këtë qytet shqiptar ishte “klinika” tek e cila të burgosurve u hiqeshin organet që shiteshin pastaj në Perëndim.

Emrat nuk bëhen publik, por burimi thotë se në Kosovë ekziston tash sa kohë lista e ish anëtarëve të UÇK-së që do të akuzohen.

“Nga aktakuza varet edhe se kush do ta formojë qeverinë, Hashim Thaçi apo Ramush Haradinaj”, shkruan Blic.

Lajme të ngjashme

Back to top button