fbpx

Subrata Roy do të sjell lopë në Maqedoni

Biznesmeni kontrovers indian, Subrata Roy, njoftoi se në mars do ta “restartojë” agrokombinatin nga Llozova “Xhumajla”, duke ndërtuar një qumështore moderne.

“Ajo do jetë një qumështore krejtësisht moderne, ndërsa do të sjellim lopë nga Hollanda”, tha për Faktor, Subrata Roj.

Qeveria vitin e kaluar e nxori në shitje tokën e agrokombinatit të dytë për nga madhësia në Maqedoni, “Xhumajlija”, pasi që firma përkatëse falimentoi.

Sipas dokumentacionit të tenderit i cili që moti është përgatitur për Xhumajlinë, Roy duhet të investojë mbi 200 milion euro në tre vitet e ardhshme, ndërsa e ka për obligim të punësojë 200 qytetarë në vitin e parë, ndërsa me tokën do të menaxhojë 35 vitet e ardhshme.

Biznesmeni indian, njoftoi se do të sjell mbi 20 mijë bagëti, do të ndërtojë fabrikë për kafshë dhe qumështore me kapacitet të madh, ndërsa do të prodhojë qumësht që do të eksportohet në rajon dhe në Evropë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button