Ndryshime në orarin e Ligës së Dytë

Angazhimet e reprezentacionit Amator të Maqedonisë për kualifikimet e Kupës Rajonale të UEFA-s në Poloni, në periudhën 12 e deri më 18.09.2014, kane ndikuar që të ndryshojë dhe orari i ndeshjeve të Ligës së dytë. Kështu xhiro e 6-të e rregullt nga Liga e Dytë, në vend që të zhvillohet me me datë 13 shtator 2014, do të luhet me 20 shtator 2014 me fillim në orën 15:30 (e shtunë).

Derisa xhiroja e 7-të në vend të datës 20 shtator, zhvendoset për 27 shtator 2014 (e shtunë) me fillim në ora 15:30. Xhiroja e 8-të e rregullt në vend që me  27 shtator, do të zhvillohet me  30 shtator 2014 (e martë) me fillim në ora 15:30.

Ndryshimi ka të bëje vetëm për xhirot e 6-të, 7-të dhe 8-të nga Liga e Dytë, derisa të gjitha xhirot e ardhshme luahen sipas orarit dhe kalendarit të caktuar prej më parë.

Lajme të ngjashme

Back to top button