Dramë në gjykatë pas gjykimit të Boshkovskit (VIDEO)

Mbështetësit dhe familjarët e Lube Boshkoskit, të nervozuar e pritën gjykimin e tij me 12 vjet burg për vrasje.

Tensionet filluan që nga fillimi kur nga gjykata nuk lejuan dy motrat e tija të futen brenda, pasi që lejohet vetëm një anëtarë i familjes.

Konfuzioni më i madh u bë pasi që iu lexua vendimi. Familjarët dhe mbështetësit e ish ministrit me thirrje të ndryshme e pritën aktgjykimin dhe dërgonin akuza se kjo është edhe një mënyrë e hakmarrjes nga qeveria.

“Gjykatë e shitur, ku do të ju shkojë shpirti, jepini 100 vite burg. Do të ju kthehet, nuk do të mbetet kështu”, ishin thirrjet rreth gjykatës dhe brenda në sallën e gjyqit.

“Ai mbrojti Maqedoninë, shiko se çfarë i bëjnë tash, a nuk keni turp”, bërtiti motra e tij.

Pas gjykimit, pjesë e turmës shkoi drejt hyrjes së pasme ku policia e nxirrte Boshkovskin, duke bërtitur “Lube, Lube”.

LSDM: Boshkovski u dënua sepse zbuloi bizneset e dyshimta të VMRO-së

Për partinë opozitare LSDM aktvendimi është i turpshëm dhe dëshmon se në Maqedoni nuk funksionon shteti juridik dhe gjyqësia e pavarur. 

“Kur e liroi Tribunali i Hagës e pritën në aeroport si hero që tani në Tribunalin politik maqedonas  t’i japin një aktvendim të tillë gjyqësor. Me këtë vetëm vërtetohet se vazhdon hakmarrja e pushtetit kundër atyre që mendojnë  ndryshe nga pushteti dhe kundërshtarët e tij politik. Që kur Maqedoninë e bën shtet të vetëm ku ka të burgosur politik dhe ku sundon regjimi autokrat, duhej plotësisht ta dënojnë vetëm për shkak se preku pikën më të dobët të VMRO-DPMNE-së , përfshirjen e familjes në bizneset e dyshimta”, deklaroi  Petre Shilegov zëdhënës i LSDM. 

Lajme të ngjashme

Back to top button