Shqipëri, ja çfarë aksioni realizon policia (Video)

“A1 Report” sjell pamjet ekskluzive të operacionit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë këtë të premte në Tiranë, ku në pranga kanë rënë tre shtetas të cilëve u janë gjetur armë të ftohta, si dhe janë sekuestruar dy automjete luksoze.

Operacioni është zhvilluar pasi 3 personat të cilët udhëtonin në dy automjete të ndryshme “Audi A8” dhe “Mercedez benz” kanë kundërshtuar urdhrin e patrullës për të ndalur në pikë kontrolli.

Personat e ndaluar janë Durim Gjuta 24 vjeç, lindur në Kukës banues në Tiranë, Vladimir Gjuta 34 vjeç lindur në Kukës e banues në Tiranë, si dhe Lumjan Matmuja 25 vjeç lindur në Kukës dhe banues në Shkozet, Durrës.

Ndalimi i këtyre shtetasve nga policia është bërë pasi gjatë kontrollit u janë gjetur thika dhe armë të ftohta, ndërsa aktualisht të ndaluarit po merren në pyetje në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Po ashtu policia ka sekuestruar dhe dy automjetet “Mercedez benz” me targa AA010 JZ, si dhe “Audi A8” me targë AA110 FN.

Operacioni policor ka habitur jo pak qytetarët, kur Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë ndërhyrë të armatosur e të maskuar, pasi informacionet e siguruara në rrugë operative ishin për persona të cilët udhëtonin të armatosur në këto dy automjete./ Shqiptarja

Lajme të ngjashme

Back to top button