Transporti, nxënësit kërcënohen me bojkot

Prindërit dhe nxënësit e disa fshatrave të Komunës së Likovës, kërcënohen me bojkot të mësimit për shkak të problemeve me transportin për në shkollën e mesme në Likovë, transmeton Alsat M.

Ndërmarrja Publike që bën transportin e tyre ka vënë në qarkullim vetëm dy autobusë për bartjen e mbi 200 nxënësve të fshatrave Hotël, Mateç dhe Ropalcë.

Transportimi i të gjithë nxënësve është i pamundur dhe si pasojë e kësaj, nxënësit vonohen për në mësim.

Kryetari i Këshillit të Profesorëve, Armend Ademi, u arsyetua duke thënë se është fillimi i vitit shkollorë dhe se kjo çështje do të rregullohet. Madje ai fajin për vonesat ia hedh edhe nxënësve.

Lajme të ngjashme

Back to top button