Gostivari paralajmëron Dritën, pikët mbesin te ne

Java e 5-të e Ligës së Dytë sjell derbin e dy skuadrave shqiptare të Pollogut, KF Gostivarit dhe KF Dritës së Bogovinës e cila do të zhvillohet të shtunën në Stadiumin e qytetit në Gostivar.

Ekipi i Gostivarit e përgatitur maksimalisht e pret kundërshtarin e radhës, për të vazhduar me rezultat e mira dhe për forcuar pozitat në kreun e tabelës.

Kundër Dritës së Bogovinës jemi të përgatitur, futbollistët janë të përgatitur për lojë dhe lëndime nuk kemi, tha trajneri i KF Gostivarit, Mensur Jakupi.

“Drita është kundërshtarë që çdoherë ka ekip të mirë, disponojnë me fond të mjaftueshëm, lojtarë që janë mjaftë cilësor të cilët kanë luajtur edhe në Ligën e Parë. Unë mendoj se ekipi jonë është më i mirë se ekipi i Dritës, posedojmë më tepër cilësi në të gjitha repartet. Normalisht, presim nesër të arkëtojmë tre pikët e radhës”, tha trajneri Mensur Jakupi. I pyetur për angazhimin e përforcimit të fundit, futbollistit strugan Ardit Shaqiri, Jakupi theksoi: “Arditi është në kombinim për ndeshjen e radhës mirëpo për shkak se është kyçur me vonesë në ekip dhe ndoshta prej bankës rezervë do ti jepet shansi të luaje në ndeshjen e nesërme”.

Mbrojtësi shtatlartë Admir Demiri tha se pikët nga ndeshja me Dritën shpreson se do mbetën në Gostivar.

“Nesër është një derbi i madh, derbi i Pollogut, shpresojmë me fitore. Respekt për Dritën, por mendoj se pikët do ngelin në Gostivar. Drita ka eksperiencë në Ligën e Dytë, por ne kemi ambicie tjera, kreun e tabelës dhe mendoj se pikët do ngelin në Gostivar.

Ndeshja midis KF Gostivari dhe KF Dritës zhvillohet me 6 Shtator e Shtunë me fillim në ora 16:30, në stadiumin e qytetit në Gostivar.

Lajme të ngjashme

Back to top button