Dyshe interesante të Kupës së Maqedonisë

Sot në lokalet e Federatës së Futbollit të Maqedonisë, është bërë tërheqja e shortit për ndeshje e 1/8 së Kupës së Maqedonisë, e ku padyshim se dyshet më interesante janë Shkupi – Teteksi dhe Shkëndija – Vardari.

Shkupi dhe Shkëndija do të jenë nikoqir në ndeshjet e para, ndërsa po aq interesante pritet të jetë edhe ndeshja ndërmjet Gostivarit dhe Renovës, e fituesi aktual i Kupës, skuadra e Rabotniçkit do të përballet me Pelisterin.

Drita e Bogovinës për kundërshtarë do të ketë Pobedën nga Prilepi, Kozhuvi do të luajë kundër Napredokut, Horizont Turnova kundër Bregallnicës, ndërkohë Sileksi përballë EuroMilkut.

Ramadani pas shortit: “Ne jemi më të fortë”

Trajneri Zekerija Ramadani menjëherë pas shortit është shprehur i kënaqur nga kundërshtari që ka marr.
“Sigurisht se ne kemi kërkuar kundërshtarë sa më të dobët, e këtë nuk mund ta themi për Teteksin, pasi që është skuadër nga Liga e Parë dhe ne e respektojmë si të tillë. Ne edhe në fillim kemi thënë se nuk synojmë Kupën e Maqedonisë, por kërkojmë të arrijmë sa më lart. Jam shumë i kënaqur nga shorti dhe mendoj se Teteksin e njohim shumë mirë, por ne jemi më të fortë dhe këtë do ta dëshmojmë edhe në fushë”, ka thënë Ramdani.

Ndeshjet e para luhen me 24.09.2014 në orën 15:30 dhe ato kthyese me 14.10.2014 në orën 15:00.

Kupa e Maqedonisë 1/8 e finales:
Shkëndija – Vardari, Shkupi – Teteksi, GostivariRenova, Pobeda – Drita, Sileksi – EuroMilku, Horizont T. – Bregallnica, Pelisteri – Rabotniçki dhe Kozhuvi – Napredoku. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button