Krijohet policia e sheriatit në Gjermani?

Ata janë një grup personash të besimit Islam, që patrullojnë gjatë natës qytezën gjermane Wuppertal, por me ligjet e një shteti Islam. Në veshjet e tyre shkruan “Shariah Police” dhe bëjnë punët që realisht një polic do duhet ti bënte.

Disa nga këshillat e tyre janë:

► „Mos pini Alkohol“
► „Mos luani bastore dhe lojëra fati“
► „Mos shikoni pornografi“
► „Mos u merrni me prostitucion“
► „Thuani jo drogës dhe pirjes së duhanit“

“Shumë gjermanë kanë mëdyshje mbi këtë grup, që edhe pse punon hapur dhe në publik, nuk ka të drejtë ligjore për veprime të tilla” thekson kryeshefja e policisë Birgitta Radermacher, për tabloidin Bild. /Fitim Dika, Portalb

Dieses Plakat zeigt, was die Salafisten alles verbieten wollen: Prostitution, Alkohol, Zigaretten, Glücksspiel – sogar Musik und Konzerte

Lajme të ngjashme

Back to top button