PDK-ja pashmangshëm në opozitë!

PDK-ja duke e parë që i janë shterrur të gjitha mundësitë për të mbetur në pushtet dhe pashmangshëm do të shkojnë në opozitë, kohët e fundit po lëshojnë propaganda nga më të ndryshme dhe nga ato më të ulëta. Herë dalin dhe thonë se i kanë votat e 61 deputetëve për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe krijimin e Qeverisë. Të nesërmen dalin me një propagandë tjetër, se gjoja janë në bisedime me LDK-në- dhe së shpejti do të krijohet Qeveria me dy partitë më të mëdha PDK-LDK.
                      PDK-ja po ka frikë të shkoj në opozitë, për shkak të llogaridhënies!
Një fjalë e urtë popullore thotë: ”Kur derri plagoset rëndë, bëhet shumë i rrezikshëm”.
Kërcënimet e Thaçit janë përpëlitjet e fundit të një regjimi që për dy mandate shkatërroi dhe vodhi çdo gjë, dhe me këto kërcënime absurde se gjoja koalicioni po e përmbys vullnetin e qytetarëve, s’është asgjë tjetër veçse tregues i qartë se Hashim Thaçi është dorëzuar dhe përgatitur që tashmë do shkojë në opozitë. Nuk po e kuptoj z. Thaçi se kush po e përmbysë vullnetin e qytetarëve, koalicioni i PDK-së apo koalicioni LDK-AAK-NISMA? Vullneti i qytetarëve përmbyset nga një koalicion i pakicës që në zgjedhje ka fituar vetëm 30 përqind të votave, e jo nga shumica që kanë fituar 70 për qind të votave, ose përkthyer në deputetë, 83 me 37 në favor të koalicionit të shumicës- LDK-AAK-NISMA-VV dhe minoritetet. PDK-ja dhe Hashim Thaçi janë ata që me këmbëngulësinë e tyre, dhe me ndihmën e filialit të tyre ”juridik” Gjykatës Kushtetuese, po tentojnë që me çdo kusht të mbesin në pushtet, edhe pse nuk i kanë numrat për një gjë të tillë, kështu që PDK-ja është ajo që po tenton ta përmbys vullnetin e qytetarëve.
Për mos ta përmbysur vullnetin e qytetarëve, z. Thaçi dhe koalicioni i PDK-së janë të detyruar që të bëjnë marrëveshje me koalicionin LDK-AAK-NISMA, pasi ky koalicion kanë shumicën në Kuvend, dhe që në herën e parë ta zgjedhin kryetarin e Kuvendit dhe nënkryetarët, për ta bërë kështu Kuvendin funksional dhe të hapet rruga për krijimin të Qeverisë.  Dhe pasi të zgjidhen kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit, në bazë të Kushtetutës të Republikës së Kosovës, Presidentja Jahjaga është e obliguar ta thërras koalicionin që ka shumicën në Kuvend, e që është koalicioni LDK-AAK-NISMA, ta mandatoj për krijimin e Qeverisë. PDK-ja pasi në çdo variant ka humbur, le të bëhen burra- të lëshojnë pe dhe që në herën e parë t’i japin mundësinë koalicionit LDK-AAK-NISMA që kanë shumicën, ta zgjedhin kryetarin e Kuvendit dhe ta krijojnë Qeverinë. Me këmbëngulësinë e tyre që me çdo kusht të ngelin në pushtet, vetëm po e dëmtojnë shtetin dhe qytetarët e Kosovës.
Por gjithë ky insistim i PDK-së që me çdo kusht të ngelin në pushtet, po bëhet për shkak të frikës pasi kanë bërë një qind mijë të zeza dhe do të japin llogari për të gjitha krimet e rënda politike dhe ekonomike. Kjo është arsyeja pse PDK-ja po ka frikë të shkojë në opozitë, edhe pse nuk i ka numrat as për zgjedhjen e kryetarit dhe as krijimin e Qeverisë, po e bën panevojë gjithë këtë rrëmujë duke bllokuar krijimin e institucioneve të Kosovës. Por një gjë duhet ta kuptojnë, se PDK-ja edhe po të ishte pjesë e pushtetit, nuk do të mund të shpëtojnë nga dënimi i Gjykatës Speciale për krime të rënda politike dhe ekonomike, që i kanë shkaktuar Kosovës para dhe pas luftës.
Në opozitë PDK-ja do të përfitonte më shumë, sepse me arrestimin e kriminelëve dhe gangsterëve që e kanë për fyti këtë parti dhe gjithë shtetin, partia do të pastrohej nga ky soj i profiterëve të para dhe pasluftës, që ia kanë zbehur të ardhmen këtij vendi dhe s’po e lënë të ec përpara.

Lajme të ngjashme

Back to top button