SASHK javën e ardhshme do të vendos nëse arsimtarët do të shkojnë në grevë të përgjithshme

Miratimi i vendimit për organizimin e grevës së përgjithshme në Sindikatën e Arsimit Shkencës dhe Kulturës (SASHK) shtyhet për seancën e jashtëzakonshme javën e ardhshme dhe kjo me qëllim që të përdoren të gjitha mjetet ligjore dhe legjitime që të ndërpritet miratimi I ndryshimeve të paralajmëruara në ligjin për arsim fillor dhe të mesëm, informojnë nga SASHK-u.

Sindikata kërkon që menjëherë të ndërpritet procedura për ndryshim të ligjit ose në të kundërtën do ti informojë të gjitha organizatat ndërkombëtare.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button