HTC Desire 820, telefoni më i mirë për selfie

HTC ka prezantuar pjesëtarin më të fundit të familjes Desire. HTC Desire 820 është pasardhësi i telefonit Desire 816.

Edhe pse i takon kategorisë së telefonave mesatar, përsëri ofron disa specifika të lakmueshme për përdoruesit. Telefoni më i ri i kompanisë tajvaneze ofron kamerën e përparme me 8MP, dhe cilësohet si telefoni më i mirë për të bërë selfie.
Megjithatë, kamera e përparme e telefonit të ri të HTC nuk është i vetmi tipar i rëndësishëm, sepse i njëjti ofron edhe procesorin e gjeneratës së re me 64-bit.

Desire 820 është telefoni i parë që përmban procesorin e ri Qualcomm Snapdragon 615 (MSM8939), i cili ka tetë bërthama Cortex-A53, katër me shpejtësi 1,5GHz dhe katër të tjerat me shpejtësi 1.0GHz, së bashku me kartën grafike Adreno 405.
Ekrani i HTC Desire 820 vjen me 5.5-inç në 720p, ndërsa kamera e pasme e telefonit sjell 13MP, 2GB RAM, 16GB memorie të brendshme dhe baterinë me 2,600mAh.

HTC Desire 820 do të dalë në treg në fund të muajit shtator, dhe disa tregje do të kenë mundësi të marrin edhe versionin me dy vende për karta SIM. Ky telefon do të vijë në ngjyrë të bardhë, gri, blu dhe portokalli.

Lajme të ngjashme

Back to top button