Jolevski: Maqedonia është e gatshme të jetë anëtare e NATO-s me të drejtë të plotë

Republika e Maqedonisë e sheh të ardhmen e saj në NATO dhe është e gatshme t’i ndërmarrë të gjitha obligimet dhe përgjegjësitë si anëtare e NATO-s me të drejta të plota, theksoi ministri i Mbrojtjes Zoran Jolevski në mbledhjen e ministrave të Mbrojtjes përkushtuar Iniciativës për interoperativitet në suaza të Samitit në Kardif.

Ai shtoi se Republika e Maqedonisë do të vazhdojë t’i ndajë vlerat e NATO-s dhe mbetet tërësisht e përkushtuar për zhvillimin e mëtejshëm të kapaciteteve interoperative nacionale dhe aftësive për kontribuimin e misioneve të ardhshme paqësore të udhëhequra nga NATO.

Potencoi se sot Armata e Republikës së Maqedonisë ka njësi të certifikuara për misione të udhëhequra nga aleanca e NATO-s në nivel të Grupit të batalionit të mesëm të këmbësorisë dhe spitalit të lehtë mobil.

Ashtu siç kumtoi ministria e Mbrojtjes, para vetë hapjes së samitit u mbajt pritje e ministrave të Mbrojtjes dhe Punëve të Jashtme nga të gjtiha vendet e partneritetit dhe NATO-s.

Paraprakisht në hapjen e mbledhjes për Afganistanin në të cilin morën pjesë dy ministra të Mbrojtjes dhe Punëve të Jashtme, Zoran Jolevski dhe Nikolla Popovski u mbajt ceremoni në nder të kontributit të tërësishëm dhe sakrificave të ushtarëve në Afganistan me ç’rast Republika e Maqedonisë ishte prezantuar me oficer-flamurtar të ARM-së, kapitenin Aleksandar Gavrilov.

Në margjinat e Samitit, ministri Jolevski realizoi një sërë takimesh bilaterale në të cilat është diskutuar për përparimin e bashkëpunimit dhe ngritjen e iniciativave të reja për thellimin e tij.

Lajme të ngjashme

Back to top button