Rasti “Rover”: Boshkovskit 12 vjet burg, për katër të tjerë burg i përjetshëm

Në sallën e gjykimit në Gjykatën themelore Shkup 1, sot gjyqi i shqiptoi dënimet për të akuzuarit në rastin “Rover”.

Predrag Çubrillo, Millan Iliq, Miodrag Kovaçeviq, për veprën penale – vrasje, u dënuan me burg të përjetshëm, ndërsa Vuk Vukiçeviq, për ndihmë në veprën – vrasje e porositur, poashtu është dënuar me burg të përjetshëm.

Për të njëjtën vepër, Sashko Jovanovski dhe Ivica Ristiq u dënuan me nga 8 vjet burg.

Për po të njëjtën vepër penale, ish-ministri për punë të brendshme Ljube Boshkoski u dënua me 12 vjet burg. Për momentin ai është duke vuajtur dënimin prej 7 vjet burg . Gjykata e dënoi me 2 vjet burg për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe 6 vjet për keqpërdorim të mjeteve në fushatë zgjedhore. Me bashkimin e të dyja dënimeve, gjykata i shqiptoi dënim të vetëm prej 7 vjetësh.

Gjykata, Zoran Trajkovskin e dënoi me 10 vjet burg, Nikolla Negrievskin me 6 vjet, e po aq edhe Goce Mitrovskin.

Gjyqi i hodhi poshtë akuzat ndaj Millan Spasovskit, Edvard Fisherit, Bllagoja Dimitrievskit, Goran Petrovskit dhe Branisllava Stojçevskës. Për ta edhe prokurorja e tërhoqi akuzën në fjalën përfundimtare për shkak të mungesës së provave. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button