Ja pse Facebook pati ndërprerje

Facebook.com përkohësisht u ndërpre gjatë orëve të mbrëmjes të ditës së mërkurë, duke iu sjellë disa përdoruesve të këtij rrjeti social një panik përpara se uebfaqja të rikthehej sërish pas pak çastesh. Ndërprerja e përkohshme e shërbimit zgjati jo më tepër se 20 minuta dhe kompania nuk ofroi menjëherë ndonjë shpjegim për këtë ndërprerje.

Rrëmuja e shkurtër në Facebook erdhi në të njëjtën pasdite kur një uebfaqe tjetër madhore, eBay, pësoi të njëjtën ndërprerje duke i parandaluar përdoruesit në qasja në llogaritë e tyre personale. Më parë, sipas BBC-së, administratorët e eBay-it thanë që kanë planifikuar që ta bëjnë një mirëmbajtje të zakonshme gjatë kësaj jave.

TechCrunch raportoi që ndërprerja e ditës së mërkurë ishte hera e tretë që nga muaji maj që rrjeti Facebook ka shkuar offline dhe hera e dytë që nga fillimi i muajit gusht, ku secilën herë ka parandaluar 1.23 miliardë përdorues aktivë mujorë nga qasja në këtë shërbim.

Lajme të ngjashme

Back to top button