Gëzim Kelmendi: Falënderimi i takon ZOTIT që u lirua doktori ynë

Deputeti i Partisë së Drejtësisë, që garoi në listën e PDK-së, Gëzim Kelmendi është shprehur shumë i lumtur që Shefqet Krasniqi u lirua nga autoritetet e drejtësisë, pas ndalimit dhe intervistimit që iu bë nga Prokuroria.

“Mirëpresim dhe gëzohemi për lirimin e Prof.Dr.Shefqet Krasniqit. Falënderimi i takon ZOTIT të Madhëruar që Doktori ynë i nderuar dhe i çmuar u lirua”, ka shkruar Kelmendi në Facebook.

“Në asnjë moment nuk kemi dyshuar në punën dhe angazhimin e tij për të mirën këtij vendi. Dr.Shefqet Krasniqi dhe Hoxhallarët tjerë kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë për Kosovën atë që askush nuk e ka bërë”, ka shkruar Kelmendi. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button