Humb jetën një këmbësor në Vevçan të Strugës

Një 22 vjeçar nga fshati Vevçan i Strugës, ka shkelur me  motoçikletën e tij, bashkëfshatarin 51  vjeçar, Naste P, duke i shkaktuar vdekjen.

Këmbësori fatkeq, nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve nga kjo fatkeqësi komunikacioni, ka informuar Policia, e cila ka theksuar se ai ka ndërruar jetë në Spitalin “Shën Erazmo në Ohër”.

Policia ka ndërmarrë të gjitha masat për hetimin e kësaj fatkeqësie, me pasojë fatale për këmbësorin.

Lajme të ngjashme

Back to top button