Kërcovë, komisioni do t’i vlerësojë dëmet nga permbytjet

Stuhia e madhe dhe reshjet e së mërkurës kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale në disa fshatra të Kërçovës me ç‘rast Komuna e Kërçovës ka marrë iniciativë për formimin e një Komisioni për vlerësimin e dëmit material në këto vende. Bëhet fjalë për fshatrat Sërbicë, Tuhin dhe Kaleshe ku është dëmtuar shtrati i një lumi, janë dëmtuar disa shtëpi dhe është djegur një traktor si pasojë e rrufesë që ka goditur një kasolle.

“Kryetari i Komunës së Kërçovës z. Fatmir Dehari, për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara ka formuar Komision për vlerësimin e demit material. Komisioni përbëhet nga 5 anëtarë, detyra e së cilëve është të evidentojnë dëmet e shkaktuara dhe të përpilojnë procesverbal duke e shqyrtuar situatën e krijuar në terren.” – thonë nga Komuna e Kërçovës.

Shiu i ditëve të fundit ka shkaktuar përmbytje edhe në qytet dhe disa fshatra të tjerë në Kërçovë por fatmirësisht nuk janë regjistruar dëme të mëdha materiale.

Lajme të ngjashme

Back to top button