Popovski: Nuk udhëhiqet politikë e dyfishtë, BDI i shërben qëllimit të përbashkët

Ministri i Jashtëm Nikolla Popovski, ka hedhur poshtë pretendimet se vizitat e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti në disa vende të botës paraqesin diplomaci të dyfishtë. 
  
“Nuk do të thosha se udhëhiqet politikë e dyfishtë, sepse qëllimi është i  njëjtë. Vlerësoj se një pjesë e madhe e qytetarëve të Maqedonisë na e kanë dhënë mandatin që të punojmë për anëtarësimin në NATO dhe BE, dhe mendoj që ne  e kemi një përparësi në këtë drejtim, sepse të gjitha subjektet politike në vend, kanë arritur konsensus për këtë qëllim . Çdokush që mund t’i kontribuojë këtij qëllimi është i mirëseardhur. Shprehja  e qëndrimeve për këtë çështje, si në rrugë formale, në kuadër të qeverisë, ashtu edhe nga përfaqësuesit e partive politike, në këtë rast të BDI-së, i shërben  informimit të të gjithëve për punën që ne po bëjmë në këtë drejtim”

Ky është vlerësimi që shprehu, Ministri i Jashtëm Nikolla Poposki, pas një pyetje për këtë çështje,  në konferencën  e përbashkët për shtyp që ai  mbajti së bashku me ambasadorin e Mbretërisë së Bahkuar, Kristofer Ivon, me rastin e nënshkrimit të Memorandumit për bashkëpunim midis ministrive të jashtme të dy vendeve.

Lajme të ngjashme

Back to top button