Gjyqësori selektiv, për vjedhje të milionave 2 vite burg për një dritare të gjykatës 3 vite

Në seancën e sotme të Komisionit për çështje evropiane pranë kuvendit të Maqedonisë u shqyrtua raporti i Sekretariatit për Çështje Evropiane për aktivitetet e realizuara nga programi kombëtar për miratimin e të drejtës Evropiane.

Në fjalēn e vet, Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim uroi Donald Tusk dhe zonjën Federica Mogherini për detyrat e reja në Krye të institucioneve tē BE si dhe Zv. Kryeministrin Besimi për përpjekjet ndërministrore dhe ndër institucionale për ti koordinuar angazhimet për reforma në vend në përputhje me pritjet e Brukselit.

Por, deputeti Grubi vijoi duke thënë që këto reforma kërkojnë ndryshim edhe të mendjes dhe të veprimtarisë, në veçanti tek pushteti gjyqësor.

“Si ka mundësi që pushteti gjyqësor, për dyshime për keqpërdorim të detyrës dhe vjedhje të 2.5 milion euro të vendos dënim me 2 vite burg, ndërsa për thyerje të 3-4 dritareve tek Gjykata ose të 1-2 dritareve të një kafiterie, të dënon të dyshuarit me 3 dhe 1 vjet burg, ndërsa për vandalizëm dhe cenim të pronës private në Gjorçe, dënimi të jetë me kusht?!

Është detyrë e përbashkët që të çrrënjosim standardet e dyfishta dhe ngarkesat etnike dhe fetare tek gjykatës dhe prokuror të caktuar sepse me këtë gjyqësor selektiv nuk kemi vend në Bruksel.” theksoi Grubi.

Gjithashtu, deputeti Grubi foli edhe për samitin e NATO-së në Kardif të Vellsit dhe mos përfshirjen e zgjerimit të aleancës në agjendën e samitit.

“Si rregull e pashkruar, anëtarësimet në BE janë bë pas bashkëngjitjes së vendeve në NATO.

Maqedonia ka marrë ftesën për anëtarësim në NATO qysh në vitin 2008 në Bukuresht, por aleanca veriperëndimore akoma është në pritje të adresës se në cilin emër ta drejton atë ftesë.

Pres guxim politik nga kolegët deputet dhe qeveria që të fillojmë të mendojmë për gjeneratat e ardhshme dhe jo për atë se si ti fitojmë zgjedhjet e ardhshme. Të njëjtin guxim e pres edhe nga shoqëria në përgjithësi, OJQ të, mediat, bota akademike,” përfundoi Grubi.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button