Drejtori i “Marija Kirit”: Nuk di gjë për kërcënimet, bojkoti i mësimit është joligjorë

Nxënësit e shkollës së mesme të kimisë “Marija Kiri”, në të tretën ditë me radhë nuk kanë hyrë në mësim.

Këshilli i prindërve, ka kërkuar plotësimin e kërkesave të shtruara nga ana e drejtorit të shkollës dhe për këtë arsye nxënësit shqiptarë bojkotojnë mësimin deri në plotësimin e këtyre kushteve.

Drejtori  i shkollës “Marrija Kiri”, Pavle Pavllov, thotë për Portalb së është joligjore veprimi i Këshillit të prindërve të cilët qëndrojnë tek dera dhe nuk i lejojnë nxënësit që të hynë në shkollë.

Kryetari i Këshillit të prindërve , Bejtulla Islami, thotë për Portalb, “ shtruam 9 kërkesa,  ku ndër kryesoret është, të ju jepet mundësia fëmijëve tanë të kenë të drejtën të mësojnë në gjuhën shqipe dhe jo në disa lëndë të japin mësim profesorët maqedonas, sigurimi i librave dhe mbishkrimi të jetë në dy gjuhë.

Kryetari i Këshillit të prindërve , Bejtulla Islami, thotë për Portalb, se flasin në emër të prindërve të nxënësve, ndërsa drejtori i shkollës, Pavle Pavllov, thotë se është jo ligjore veprimi i tyre për shkak se disa persona flasin në emër të 465 nxënësve shqiptarë dhe se qëndrojnë tek dera e shkollës dhe nuk i lejojnë nxënësit që të futen Brenda.

“Nëse prindërit nuk do të ishin dakord që fëmijët e tyre të mos vijnë në shkollë atëherë ata nuk do t’i lëshonin që të vijnë dhe do ët bënin një njoftim me shkrim ku do të kërkohet një zgjidhje institucionale të problemit”, thotë drejtori Pavle Pavllov.

Lidhur me kërkesat e shtruara nga Këshilli i prindërve, drejtori thotë se, disa nga ato kërkesa nuk varen nga ai.

Sa i përket profesorëve Maqedonas që japin mësim në paralelet shqipe, drejtori thotë se kjo është një zgjedhje kadrovike për shkak se në këto lëndë mungojnë kuadro shqiptarë.

“Le ët gjejnë kuadro përkatëse le të konkurrojnë dhe ne do t’i pranojmë që të japin mësim në paralelet në gjuhën shqipe”, thotë Pavllov.

Lidhur me mungesën e librave për lëndë të caktuara, drejtori thotë se ky është një problem me të cilën ballafaqohen edhe nxënësit maqedonas dhe se nuk është në mundësitë e tij që të bëjë zgjidhjen e këtij problem.

Një ndër kërkesat kryesore të Këshillit të prindërve shqiptarë është edhe shënimi i mbishkrimit në dy gjuhë në atë maqedonase dhe shqip. Për këtë drejtori i shkollës “Marija Kiri”, Pavle Pavllov, thotë se ai nuk është kompetent, kjo kërkesë sipas tij duhet të shtrohet në vetëqeverisjen lokale. Për këtë thotë ai kemi informuar edhe institucionet përkatëse, zgjidhjet që do të ofrojnë ata do t’i pranojmë edhe ne , thotë drejtori, Pavle Pavllov.

Lidhur me incidentin e djeshëm, ku sipas rrëfimit të kryetarit të Këshillit të prindërve, Bejtulla Islami, zëvendësdrejtori I shkollës Lubco Celev është sjellë në mënyrë arrogante dhe u është kërcënuar se do të përsëris 2001, drejtori i shkollës Pavle Pavllov, as e mohon, por as e pohon. Ai shprehet se nuk është në dijeni të asaj që mund të ketë ndodhur pardje mes Këshillit të prindërve dhe zëvendës drejtorit.

Lajme të ngjashme

Back to top button