Shpëtimtarët evituan fatkeqësitë në plazhet e Strugës

Shpëtimtarët në plazhet e Strugës sivjet kanë pasur katër intervenime serioze dhe intervenime tjera më të vogla, thekson sekretarja e Kryqit të Kuq të Strugës, Adhurime Dauti.

Falë intervenimeve të shpëtimtarëve  nga Kryqit I Kuq, sivjet në plazhet e Strugës nuk ka pasur fatkeqësi me përmasa tragjike.

Numri më I madh I intervenimeve ka ndodhur në muajin gusht. Në plazhin “Versus” është shpëtimtarët kanë ndërhyrë duke shpëtuar një djalosh 15 vjeçar. Ndërhyrje janë bërë edhe në plazhet e tjera.

Koncesionerët e plazheve të Strugës këtë vit në bashkëpunim me Kryqin e Kuq kanë siguruar 13 shpëtimtarë të cilët kanë pasur për detyrë që gjatë gjithë ditës të qëndrojnë në plazhe dhe të sigurojnë turistët.

Lajme të ngjashme

Back to top button