Kuliq: Opinioni ende nuk duhet t’i dijë arsyet e rrëzimit të “Kingerit”

Konfirmohet arsyeja e rrëzimit të aeroplanit maqedonas, por megjithatë opinioni ende nuk duhet ta dijë! Omer Kuliq, shef i ekipit hetimor për konfirmim të arsyes për rrëzimin e aeroplanit të përfaqësuesve të Maqedonisë në Mostar në vitin 2004, kur ka vdekur kryetari Boris Trajkovski, ka deklaruar se arsyet janë konfirmuar tërësisht, por opinioni ende nuk duhet t’i dijë.

Ai për agjencinë Srna ka deklaruar se deri në fund të shtatorit, pushtetit lokal dhe prokurorisë në BeH si dhe pushtetit maqedonas dhe prokurorit do t’ju dorëzojë raportin për këtë tragjedi.

“Në hetim kanë qenë të përfshira të gjitha detajet e asaj ngjarjeje, nuk mundem të tregoj se kushështë përgjegjës, detyra jonë është që të hetohet fatkeqësia dhe arsyeja që solli rrëzimin e avionit, ndërsa ata vendosin se çka më tutje, të tilla janë standardet botërore gjatë aktiviteteve të këtij lloji”, ka deklaruar Kuliq.

Hetimi për rënien e avionit “Kinger” përsëri është hapur në kërkesë të Maqedonisë, pas provave të mbledhura shtesë për Ministrinë e punëve të brendshme të Maqedonisë.

Komisioni për hetim të arsyeve për fatkeqësinë, që më herët e ka formuar ministria në BeH, ka vendosur se arsyeja për rënien e avionit ka qenë “gabim procedural i pilotit gjatë fazës aterrimit së në aeroportin në Mostar, që ka sjellë deri te përplasja e avionit në mal”.

Përveç kryetarit të Maqedonisë, Boris Trajkovski, kanë vdekur edhe këshilltarët e kabinetit të tij Dimka Illkova-Boshkovi, Risto Bllazhevski dhe Anita Lozanovska, i punësuari në MPJ-në maqedonase Miloe Krstevski, përfaqësues të forcave të sigurisë Boris Velinov dhe Ace Velinovski si dhe pilotët Marko Markovski dhe Branko Ivanovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button