Cristiano Ronaldo e do Manchesterin

Cristiano Ronaldon mund ta shohim një ditë përsëri në Premierligë. Janë deklaratat e fundit të vetë portugezit që të bëjnë të mendosh një gjë të tillë.

Më i mirë i botës për edicionin e kaluar, në një intervistë ka ripërsëritur dashurinë për ish skuadrën e tij, duke shpresuar që një ditë të rikthehet në Old Traford. “E dua Manchesterin”, tha Ronaldon. “Çdokush e di këtë, e kam thënë disa herë. Manchesteri është në zemrën time. Unë lashë shumë shokë atje, mbështetësit ishin të jashtëzakonshëm. Shpresoj që një ditë të kthehem atje”, deklaroi Ronaldo

Lajme të ngjashme

Back to top button