Arrestohet Shefqet Krasniqi

Imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi, është arrestuar të enjten në orët e hershme të mëngjesit nga Policia e Kosovës.

Bëhet e ditur se përveç tij, policia ka arrestuar edhe disa persona të tjerë, ndërkohë që aksioni është duke vazhduar.

Burime të besueshme brenda Policisë së Kosovës i kanë konfirmuar portalit koha.net se hoxha është arrestuar.

Nuk dihet ende për motivet e sakta të arrestimit të imamit, por emri i tij është përfolur në të kaluarën shpeshherë për nxitje të ekstremizmit islamik.

Muajin e kaluar në Kosovë janë arrestuar 40 persona të dyshuar se kanë marrë pjesë në luftimet në Siri dhe Irak përkrahë organizatave të shpallura terroriste, ISIS dhe Al-Nusra.

Lajme të ngjashme

Back to top button