Debutim mahnitës i Bardhit te Ujpesti

Të mërkurën skuadra e re e shkupjanit, Enis Bardhi ka luajtur ndeshje në Liga Kupën e Hungarisë, ndërsa rolin kryesor në këtë ndeshje pa dyshim se e kishte pikërisht futbollisti shqiptarë, i cili në fund detyroi gjithë publikun, por edhe stafin teknik që të ngritën në këmbë dhe të duartrokasin për paraqitjen e tij të mirë.

Enis Bardhi jo vetëm që ishte “dirigjient” i skuadrës me shumë asistime dhe vrapim në të gjitha anët, por në një moment ka arritur që në stilin e tij të njohur, të godasë edhe një traversë, që ngriti në këmbë të gjithë të pranishmit në stadium dhe mori duartrokitje frenetike.

Fjalë miradije për lojën e Bardhit kishte edhe nga trajneri serb i Ujpestit, Nebojsha Vignjeviq. “Enis Bardhi është një futbollist shumë kualitativ. Besoj se shumica e njerëzve e panë atë se si luan. Jam i bindur se ai do të tregojë kualitetin. Jam shumë i kënaqur me atë që tregoi Bardhi”, ka thënë Vignjeviq.

Edhe Bardhi ka mbetur i kënaqur nga loja dhe enkas për “Portalb” ka thënë se beson që shumë shpejt do të arrijë të tregojë më të mirën.
“Jam i kënaqur që skuadra më dha besimin në momentin e parë dhe këtë e dëshmova me lojë të mirë. Kjo është vetëm fillimi, pasi shpresoj që në të ardhmen të kem paraqitje edhe më të mira”, tha Bardhi.

Skuadja e Ujpest ka fituar 2:1 skuadrën e Vasas, ndërsa Bardhi për të marrë duartrokitje nga publiku, trajneri e largoi nga fusha në minutën e 84-të. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button