250 mijë euro në vit harxhohen për përmendoret e ‘Shkupi 2014’

Fontanat, përmendoret, urat e ndërtuara  në kuadër të projektit “Shkupi 2014”, komuna Qendër do t’ia dorëzojë Qytetit të Shkupit.

Kryetari i Qendrës, Andrej Zhernovski nga këshilltarët kërkoi që ta pranojnë këtë vendim, me të cilin parashihet që përmendoret që gjenden në Komunën Qendër t’i dorëzohen për shfrytëzim, ruajtje, mirëmbajtje dhe sigurim Qytetit të Shkupit.

Për mirëmbajtje të përmendoreve harxhohen 250.000 euro në vit. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button