Katër vite e gjysmë dënim me burg për Ismailin dhe Demirin e rastit Monstra

Të akuzuarit kryesorë në rastin “Monstra”, Afrim Ismailoviq dhe Alil Demiri, pak më parë, nga gjykata në Prishtinë u dënuan me dy vjet dhe dy vjet e gjysmë burg për posedim ilegal të armëve.
Ismailioviqi u dënua më pak sepse e pranoi veprën.

A do t’i dorëzojnë dhe kur dy të dyshuarit e rastit “Monstra”, autoritetet kosovare do të vendosin pasi të përfundojë në tërësi gjykimi në Prishtinë, ndërsa në qoftë se ka ankesa për vendimin e sotëm gjyqësor, do të kalojnë së paku disa muaj para se vendimi të bëhet i plotfuqishëm, që e bën të paqartë su kur mund të ndodh ekstradimi. Avokatët e tyre paralajmëruan ankesë.

Mbrojtja e Demirit dhe Ismailoviqit në këtë rast tha se ata nuk janë fajtorë për procesin që udhëhiqet kundër tyre në Maqedoni për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button