Aksident i rëndë në Itali, vdesin tre shqiptarë

Një aksident me pasojë vdekjen e tre shqiptarëve dhe një italiani ka ndodhur pasditen e djeshme në periferi në qytetit Crema në Itali, shkruan Kosova Sot.

Sipas mediave italiane kosovarët: Rilind Zenunaj, 21 vjeç, Besim Tafilaj, 34 vjeç dhe Kamber Tafilaj, 48 vjeç, po udhëtonin me një kamionçinë tip “Merzedes-Benz”, kur në një moment automjeti humbi kontrollin dhe doli në korsinë tjetër të rrugës, duke u përplasur me një kamion “Iveco”.

Të dy makinat janë shkatërruar dhe veç tre kosovarëve, i vdekur ka mbetur dhe italiani 47-vjeçar, Masimo Bergomi. Shoferi i kamionit, sipas autoriteteve policore lokale, ka pësuar vetëm dëmtime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

Lajme të ngjashme

Back to top button