Në “Marija Kiri”, zëvendës drejtori maqedonas kërcënon prindit shqiptar se do ta përsëris 2001

Shkolla e mesme e kimisë “Marija Kiri” në Shkup, ballafaqohet me problemet e njëjta që filluan vitin e kaluar. Tendenca e drejtorit të shkollës për të transferuar profesor maqedonas në paralelet me mësim në gjuhën shqipe ka krijuar probleme si tek nxënësit ashtu edhe tek kuadri mësimdhënës shqiptar.
Si pasojë e kësaj sjellje të drejtorit maqedonas të shkollës,shumë profesor shqiptarë kanë humbur vendet e punës dhe disa të tjerë kanë mbetur me gjysmë fondi.

20140902_101934[1]

Shkolla e mesme e kimisë “Marija Kiri”, ka 16 paralel në gjuhën shqipe me gjithsejtë 465 nxënës, ndërsa ka 966 nxënës ka gjithsejtë, 47 për qind shqiptar me 53 maqedonas.

“Problemet janë me vjet për shkak se numri i paraleleve në gjuhën maqedonase ra drejtori me vetë iniciativë profesorët maqedonas i fut që të ligjërojnë në paralelet shqipe. Ligjërisht nuk qëndron kjo” thotë për Portalb, përgjegjësi për paralelet shqipe Bilgin Hajredini.

Drejtori e nxori nga puna dhe pranoj dy maqedonas me pretekstin se nuk janë adekuat për fizikën.
Sivjet është i njëjti problem, prindërit erdhën me disa kërkesa dhe morën përgjigje negative nga drejtori, duke u arsyetuar se nuk është përgjegjës për ato kërkesa.

20140902_102013[1]

Kryetari i Këshillit të prindërve , Bejtulla Islami, thotë për Portalb, se gjatë ditës së djeshme zëvendës drejtori ka qenë shumë arrogant me ta duke u shtyrë me duar dhe duke kërcënuar se do të përsëris 2001.

“Kemi dhënë disa kërkesa për disa kërkesa që na takojnë. Na kanë dhënë një përgjigje dhe se do të shohim në të ardhmen do ti realizojmë dhe për disa pika nuk janë kompetent, por duhet ministria e arsimit”, thotë Bejtullai për Portalb.

Para dy javëve, thotë Bejtullai, dhamë edhe një kërkesë tjetër për 9 pika, ku ndër kryesoret është:
Të ju jepet mundësia fëmijëve tanë të kenë të drejtën të mësojnë në gjuhën shqipe dhe jo në disa lëndë të japin mësim profesorët maqedonas.

Të gjejnë kuadro për fizikën për mjetet teknologjike për mbrojtjen dhe sigurinë e ambientit jetësorë.
“Është e pamundur që në këto lëndë të zhvillohen në gjuhën maqedonase dhe në fund në testimin ekstrën të pyeten në gjuhën shqipe. Gjatë takimit të djeshëm, zëvendës drejtori Lubco Celevski kishte sjellje arrogante. Ai përdori fjalor nacionalist duke thënë se do ta thirri palën maqedonase dhe se do at përsërisë 2001”, thotë Bejtulla Islami.

“Këshilli i prindërve ia ka tërhequr vërejtjen, por ai në asnjë moment nuk u ndal. Kërkojmë që nëpër komisione të ketë profesor shqiptarë sepse tani për tani në komisione janë vetëm maqedonas. Kërkojmë dygjuhësi dhe dokumentacioni të jetë edhe në gjuhën shqipe e cila fare nuk respektohet në këtë shkollë”, thotw Bejtullai.

Lajme të ngjashme

Back to top button