Si të mos dashurohesh me një person

Mund të ketë shumë arsye përse zgjedh të mos dashurohesh me ndokënd. Mbase dëshiron të kursesh shumë vuajtje, probleme dhe dëme për jetën e tënde e atë të të tjerëve. Po si t’ia dalësh? Ndiq këto këshilla:

1. Kujto që do të ketë raste të përshtatshme për të gjetur atë njeri që të përshtatet ty. Bëj një listë të asaj që dëshiron vërtet te njeriu që kërkon dhe çfarë nuk dëshiron. Prandaj, në mënyrë që të mos dashurohesh, mundohu të kesh raporte miqësore me ata njerëz që bëjnë pjesë te kategoria e të “mos dëshiruarve”.

2. Kontrollo gjuhën e trupit. Sigurohu që të mos përdorësh gjeste që të shprehin sensualitet dhe joshje. Mundohu që të mos i japësh personit tjetër arsye për t’u afruar drejt teje.

3. Përpiqu të bësh miq e mikesha të reja, nga të cilët mund të tërhiqesh, por edhe miq e mikesha që nuk të tërheqin. Nëse ke nevojë të shfryhesh e të flasësh me dikë, duhet të kërkosh dikë me të cilin/cilën nuk rrezikon të “biesh brenda”.

4. Mos ëndërro shumë për një person të caktuar, sepse vërtet mund të jetë shumë bukur, por në rastin tënd del kundër interesit.

5. Mos prano dhurata, shërbime, përkëdhelje, para’, apo favore nga një njeri, të cilit rrezikon t’i pëlqesh, apo të të pëlqejë. E gjithashtu mos bëj as të kundërtën!

6. Nëse një njeri dëshiron të të afrohet, atëherë thuaji “jo” çfarëdo kërkese prej tij. Qëndro serioze nëse provokohesh dhe mos u dorëzo nën presion. Ruaj një qëndrim sa më pozitiv për të shmangur diskutimet.

7. Mbi të gjitha ki parasysh të mos e urresh një njeri, sepse dashuria mund të bëhet urrejtje, ashtu siç urrejtja mund të kthehet në dashuri.

Lajme të ngjashme

Back to top button