Miqësorja e luksit, Gjermani – Argjentinë

Gati dy muaj nga finalja e botërorit ne Rio De Zhaneiro, Gjermania dhe Argjentina përballen përsëri ketë radhe në një miqësore luksi në Duseldorf. Një sfidë ku të dy kombëtaret vinë me ndryshime të rëndësishme në formacionet e tyre.

Tekniku Joachim Lew nuk ka tashmë në dispozicion Fillip Lam, Mertezaker dhe Klose të tërhequr pas triumfit në Rio ndërkohë, që rikthehet në kombëtare bomberi i Fiorentines Mario Gomes, por edhe talenti i Borusia Dortmund Marko Rojs, i cili mungoi në botëror për shkak të një dëmtimi. Mungesa e madhe për të zotët e shtëpisë për këtë ndeshje është kapiteni i ri Bastaian Shvainshtaiger i dëmtuar.

Ndërkohe në kampin kundërshtar në krye të pankinës së Argjentinës është vendosur një trajner i ri, Gerardo Tata Martion pas dorëheqjes së Alejandro Sabela. Në këtë miqësore do të mungojë Lionel Mesi, i cili qëndroi në Barcelonë pas një dëmtimi por, edhe Ezekil Laveci dhe Gonzalo Higuain.

Ndërkohë, një tjetër miqësore e rëndësishme do te luhet në Wembli ku vendasit e Anglisë sfidojnë Norvegjinë. Debuton për tre luanët me shiritin e kapitenit do të ketë Uejn Runi pas lamtumirave të Frank Lampard dhe Stiven Gerard.

Ja dyshet e ndeshjeve miqësore që luhen sot:

17:00 Rusi ? – ? Azerbajxhan
18:30 Lituania ? – ? Emiratet e Bashkuara Arabe
19:00 Ukrainë ? – ? Moldavi
19:45 Letoni ? – ? Armeni
20:00 Danimarkë ? – ? Turqi
20:15 Republika e Çekisë ? – ? SHBA
20:45 Gjermani ? – ? Argjentinë
20:45 Irlandë ? – ? Oman
21:00 Angli ? – ? Norvegji
21:00 Maroku ? – ? Katar

Lajme të ngjashme

Back to top button