“Shorts”-at janë në modë, por ju bëjnë keq për shëndetin!

“Shorts”-at, ose më shqip pantallonat e shkurtra, kanë hyrë së fundi në modë mes vajzave, adoleshente e jo vetëm. Përveçse u japin më freski i bëjnë të duken edhe më seksi.

Mirëpo ja ku vjen paralajmërimi i mjekëve, sipas të cilëve këto lloj pantallonash bëjnë keq për shëndetin. “Në radhë të parë kjo lloj veshje evidenton çdo defekt të mundshëm, nga kilet e tepërta, deri te celuliti – shpjegon dermatologia Riccarda Serri -. Për më tepër, nëse pantallonat janë të shtrënguara, atëherë dëmtojnë së tepërmi edhe qarkullimin e gjakut”.

Prandaj, kujdes vajza! Mirë që doni t’i vishni, për t’u dukur sa më seksi. Por të paktën të mos jenë fort të shtrënguara, sepse ju rrezikojnë shëndetin!

Lajme të ngjashme

Back to top button