Nga 5 mijë euro gjobë për shitësit e sanduiçëve që i helmuan 64 persona

Shitësit e sanduiçëve në Draçevë dhe në Qendër të Shkupit të cilat kishin helmuar 64 persona për shkak të johigjieneës dhe prezencën e
fekalieve janë mbyllur nga Agjencia për ushqim dhe veterinari deri në momentin kur ata nuk do të bëjnë pastrimin e mirëfilltë, njofton “Zhurnal”.

Duke u bazuar në ligjin për ushqim të sigurtë, kundër këtyre operatorëve është ngritur procedurë ku do të gjobiten me nga 5 mijë euro për firmat dhe nga 500 euro gjobë për personat përgjegjës.

Pas mostrave të marra nga këto shitore është konstatura se ekzistojnë bakterie koliforme dhe steptokokus fekalis.

Lajme të ngjashme

Një koment

Back to top button