Ronaldo: Merkato e Realit? Më mirë mos flas fare

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo ka komentuar merkaton që ekipi i tij, Real Madridi ka bërë gjatë kësaj vere.

Ronaldo nuk u duk aspak i kënaqur me këtë merkato ndaj nuk foli shumë.

“Mesa duket strategjia e klubit ishte që të shiste disa lojtarë dhe të afronte disa të tjerë. Nuk di të them nëse kanë bërë gjënë e duhur. Di Maria dhe Alonso ishin dy futbollistë mjaft të rëndësishëm për Realin, ndaj edhe largimi i tyre na dobëson ndjeshëm.Rodrigez, Kroos dhe Chicharito janë futbollistë shumë të mirë, por duan kohë të ambjentohen me ekipin tonë”, u shpreh Ronaldo, transmeton Oranews.

Në fund kur u pyet se si e cilëson ai merkaton, pozitive apo negative, portugezi u përgjigj: “Më mirë mos flas fare”.

Lajme të ngjashme

Back to top button