Zbulohen karakteristikat e Sony Xperia Z3

Deri më tani në internet janë shfaqur disa pamje të Xperia Z3 Compact, ndërsa tani online janë publikuar disa detaje të reja për Sony Xperia Z3. Në fakt, edhe një foto prototip për Sony Xperia Z3 ka rrjedhur online dhe në të shihen të gjitha karakteristikat e listuara.

Nëse këto pohime rezultojnë të vërteta, atëherë pajisja do të vijë me ekranin prej 5.2 inç në HD Triluminous IPS me rezolucionin prej 1920 x 1080 pikselëve.

Sony Xperia Z3 gjithashtu sjell quad core Qualcomm Snapdragon 801 me 2.5GHz, plus 3GB RAM me 16GB. Telefoni gjithashtu do të vijë me portin për microSD për zgjerim, i cili do të mbështesë memorien deri në 128GB, dhe dy kamera në të.

Kamera e përparme e Sony Xperia Z3 do të sjell 2MP të Sony Exmor R, ndërsa ajo e pasme me 20MP me 4K video.
Lidhjet e Sony Xperia Z3 përfshijnë rrjetet WiFi, Bluetooth dhe NFC, ndërsa rangimet si IP55/IP58 nënkuptojnë se telefoni do të jetë rezistent ndaj ujit dhe pluhurit dhe bateria do të jetë me 3100 mAh.

Me sa duket, Sony Xperia Z3 do të jetë në dispozicion në tri ngjyra, të zezë, të bardhë dhe ngjyrë bakri, dhe lansimi i tij pritet të ndodhë në panairin e IFA-së në Berlin.

Lajme të ngjashme

Back to top button