Zanfina falënderon fansen e saj

Vetëm para pak ditësh këngëtarja e njohur Zanfina Ismaili, në faqet e saj nëpër rrjete sociale pati postuar një foto me një qenush të vogël, për të cilin pyeste nëse dikush dëshiron ta adoptojë. E sipas Ismailit, qenushi tashmë ka gjetur shtëpinë e re. Këtë e ka bërë një fanse e Zanfinës e cila e ka marrë përsipër kujdesin ndaj tij.

E për këtë gjest human, Blertën, vajzën e cila e ka adoptuar qenushin, Zanfina e ka falënderuar nga zemra. “Falënderim special për @bl3rtapotoku vajza humane dhe zemërgjerë që adoptoi qenushin e bukur!”, ishte mbishkrimi i Zanfinës, karshi fotos ku shiheshin Blerta dhe qenushi. Ndryshe ky qen ishte endacak, derisa këngëtarja e ka marrë në shtëpinë e saj për ta ushqyer, larë e kujdesur për të.

Mirëpo për shkak se Zanfina kujdeset për dy qenë dhe dy mace, nuk kishte më vend në banesën e saj edhe për një, andaj ajo është lutur që dikush ta adoptojë qenushin e vogël, ndërsa kjo lutje për shumë pak ditë këngëtares seksi i shkoi në vend.

Lajme të ngjashme

Back to top button