Papunësia shqetëson të huajt, synohet rritja e efikasitetit të Agjencisë për punësim

Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Dime Spasov, ambasadorja gjermane Kristine Althauzer, udhëheqësi i repartit për bashkëpunim i Delegacionit të BE-së Martin Klauke dhe drejtori i Agjencisë për Punësim Vllatko Popovski sot në Shkup do ta paralajmërojnë fillimin e projektit “Mbështetje e Agjencisë për Punësim në realizimin e masave dhe shërbimeve aktive në tregun e punës”.

Qëllimi i këtij projekti është që të përmirësohet cilësia, efikasiteti dhe efektet nga shërbimet dhe përforcimi i kapaciteteve të Agjencisë për punësim në Republikën e Maqedonisë, në drejtim të uljes së shkallës së papunësisë.

Projekti do të zgjasë deri në qershor të vitit 2016, dhe është i financuar nga Bashkimi Evropian në suaza të Programit operativ për zhvillim të resurseve njerëzore 2007-2913 (komponenti IPA IV).

 

Lajme të ngjashme

Back to top button