Jugohromi mbetet ndotësi i madh, nuk i realizon obligimet ekologjike

HEK “Jugokrom” aspak nuk ka filluar me realizimin e gjashtë prej gjithsej 29 obligimeve nga Plani operativ për harmonizim me lejen ekologjike A-integruese për të cilën mori prolongim deri më 31 tetor të këtij viti.

Kjo është konfirmuar gjatë vizitës së sotme të Kombinatit nga ana e ministrit dikasterial Nurhan Izairi, drejtori i Inspektoratit shtetëror për mjedis jetësor Firus Memed dhe persona profesionist nga Ministria.
Ministri Izariri njëherit vizitoi edhe punët në sistemit për pastrimin e ujërave të zeza nga depoja e mbeturinave historike industriale nga Jugokrom si dhe stacionit pastrues i cili është pjesë nga ky sistem dhe ka konfirmuar se është në funksion, kumtoi pas takimit Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Lajme të ngjashme

Back to top button