Zaevi: Procesi gjyqësor farsë

Çdo gjë është e qartë. Procesi gjyqësor është farsë dhe se nuk pritet vendim i drejtë.

-Dua të potencoj se i gjithë ky proces gjyqësor është farsë, pasi personi i cili ma dhuroi audio-videon, Den Donçec nuk është i thirrur si dëshmitar në gjyqësi. Gruevski as nuk lejoi që të pyetet nës zëri është i tij ose i dikujt tjetër, duke e bërë të ditur se fundi i procesit do manipulohet në favor të tij, – tha kryeopozitari, Zoran Zaev.

Dy liderët maqedonas, janë në gjyq për një aferë mbi shitjen e Bankës së Maqedonisë, ku sipas një incizimi, bëhet me dije se Gruevski ka shitur atë me favore korruptive, deri në 1.5 milion euro. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button