Nxënësit e Siniçanit ende nuk kanë filluar mësimin, presin ndërtimin e shkollës

Rreth 200 nxënës të shkollës fillore të fshatit Siniçan të Komunës së Bogovinës, as sot nuk kanë nisur vitin e ri shkollor për shkak të mos përfundimit të punimeve të godinës së re shkollore. Ata janë të detyruar që mësimin ta vazhdojnë në shkollën qendrore “Sabedin Bajrami” të fshatit Kamjan së paku edhe për një muaj derisa të përfundojnë punimet. Por, veç kësaj fëmijët e këtij fshati sikur të mos reagonin do të ngelnin edhe pa paralelen parashkollore pasi drejtoria e shkollës, ditë më parë kishte vendosur mbylljen e saj, me arsyetimin se nuk i plotëson kushtet për punë. Vendimi u tërhoq pas kërcënimit të banorëve se nuk do të lejojnë që fëmijët të udhëtojnë në Kamjan.

“Ne kemi prit me qindra vite, Siniçani ka qenë i vetmi fshat në Maqedoni pa shkollë fillore, këtë parashkollore e kemi hap me iniciativë të fshatarëve na ndihmoi edhe ambasada e Gjermanisë tani erdhi punë që edhe këto fëmijë gjashtë vjeçarë mos i lënë të punojnë këtu. Do bojkotojmë nxënësit nuk shkojnë në Kamjan assesi”.

“Nuk mendoj se është e logjikshme fëmijët e vegjël të bëjnë aq rrugë të shkojnë deri në Kamjan, kushtet janë këto që janë”

“Fëmijët janë shumë të vegjël, pesë vjeçar për të shkuar deri në Kamjan, dhe shpresoj se këtu do vazhdojmë”.

Drejtori i Shkollës Mujdin Ismaili, thotë se parashkollorja do të vazhdojë me punë dhe do kujdeset për përmirësimin e kushteve, ndërsa sa i përket objektit të ri shkollor, Ismaili thotë se ai do të lëshohet në përdorim muajin e ardhshëm.

“Vonesa shkaqet janë të qarta, por shpresojnë se ka fillimi i tetorit besojmë që enterieri është porositur tenderi është hapur njëkohësisht duhet edhe oborri i shkollës të përgatitet të ketë kushte edhe për lëndën e edukatës fizike, por shumë shpejtë në tetor më së voni duhet të fillojë”, tha Mujdin Ismaili. drejtor i Sh.F. “Sabedin Bajrami” – Kamjan.

Lajme të ngjashme

Back to top button