Mundësit gati për KB në Uzbeklistan

Maqedonia do të përfaqësohet me tre mundës në Kampionatin Botërorë të mundjes në stil të lirë, që do të zhvillohet nga 8 deri më 14-të shtator në Tashkent të Uzbekistanit. Jasin Rexhallari, Dejan Mitrov dhe Boban Danov do të jenë nën komandën e seleksionuesit Lulzim Vrenezi, të cilët sot kishin edhe pranim në Komitetin Olimpik të Maqedonisë (KOM).

Seleksionuesi Lulzim Vrenezi kishte përkrahjen edhe të rusit Nikollaj Korniev, i cili ka ndihmuar në fazën përgatitore, ndërsa tani me optimizëm të madh e presin fillimin e kampionatit ku do të ketë një konkurrencë të madhe.

“Kemi dy debutues, është Jasin Rexhallari dhe Boban Danov, të cilët për herë të parë do të garojnë në një garë të madhe. Duke marrë parasysh se sa e madhe është konkurrenca, ndërsa edhe vet ekipi nikoqir, Uzbekistani ka rusë të natyralizuar,, ne kërkojmë të arrijmë diku deri në mesin e tetë më të mirëve.  Përkundër asaj që synojmë të jemi në mesin e tetëshes më të mirë, ne kërkojmë që të plotësojmë edhe normën olimpike për në Rio dhe garat evropiane që do të jenë në Azerbajxhan, e për këtë të fundit do të kuptojmë rishtazi se cili rezultat do të na e mundësojë kualifikimin”, ka shpalosur Lulzim Vrenezi ambiciet e mundësive të tij.

“Për mua është një mundësi shumë e madhe që të jam pjesë e këtij botërori dhe besoj se do arrijmë të nxjerrim rezultat të lakmueshëm. Kemi punuar në kushte vërtet të mira dhe do të na duhet edhe pak fat që të marrim atë që kërkon seleksionuesi Vrenezi nga ne. Besoj se me suksesin që do të arrij do të gëzoj të gjithë dashamirët e mundjes jo vetëm në vend, por edhe më gjerë”, ka thënë Redxhallari.

Rexhallari dhe Mitrov (61 kilogram) pritet që paraqitjet e para në tapet ti kenë me 9 gusht (e martë), ndërsa ditë më vonë do të dale në dysheme edhe Danov në kategorinë deri 125 kilogram. Ekspedita e Maqedonisë për në Tashkent udhëton të premten. / Portalb/

 

Lajme të ngjashme

Back to top button