Gruevski dhe Zaevi shfaqen para gjyqit

Vijimi i procesit gjyqësor mes dy liderëve maqedonas, Gruevskit dhe Zaevit,  ka vazhdur sot ku ata janë shfaqur para gjykatës për të mbrojtur tezat e veta.

Çudia ka qenë se biznesmeni serb, Jovica Stefanoviç, i njohur për publikun tonë si Gazda Nini, ka folur në favor të kryeministrit Gruevski, duke thënë se as nuk e ka njohur atë dhe aq më pak të flasë me të.

Edhe Gruevski ka sjellë një akt-padi ndaj kolegut të tij, Zaevit, në lidhje me “Bankën Maqedonase”.

E gjithë akuza është pjesë e një aksioni, ku Zaevi ka publikuar një video në të cilën paraqitet zëri i Gruevskit, duke shitur Bankën Maqedonase për 1.5 milion euro, gjë që kryeministri maqedonas, në anën tjetër ka mohuar akuzat. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button