Gjatë këtij viti bie numri i nxënësve në shkollat fillore

Gjatë këtij viti është zvogëluar dukshëm numri i fëmijëve të cilët janë regjistruar për herë të parë në shkollat e Strugës, qofshin ata shkolla fillore ose të mesme. Sipas organeve përgjegjëse, këtë vit është dashur të regjistrohen rreth 1247 nxënës në klasën e parë të shkollës fillore, duke u bazuar në numrin e lindjeve të fëmijëve, por në shkollë janë regjistruar vetëm 572 nxënës, që është një rënie për 60%.

Edhe në shkollat e mesme ka rënie të regjistrimit për rreth 15%. Përgjegjësi i arsimit në komunën e Strugës, Surija Rushiti ka deklaruar se një prej arsyeve për regjistrimin kaq të vogël të nxënësve është shkuarja e struganëve në mërgim. Probleme tani paraqiten edhe për mësimdhënësit të cilëve iu zvogëlohen orët dhe nuk kanë mundësi të punojnë në orar të plotë.

Shumë nxënës pasi regjistrohen në shkollë, së bashku me prindërit e tyre shkojnë i marrin dokumentat dhe ikin për Itali, Austri, Zvicër, Gjermani dhe shtete skandinave.

Lajme të ngjashme

Back to top button