Aplikacioni i cili fshin mesazhet pasi i keni dërguar

Nëse ju i keni dërguar një mesazh një personi të gabuar, ose ju ka ardhur keq kur i keni shkruajtur dikujt ndërkohë që keni qenë të dehur, atëherë aplikacioni Ansa mund t’ju ndihmojë.

Ajo punon me një mënyrë të ngjashme me Snapchat, duke fshirë automatikisht mesazhet, fotot dhe videot disa sekonda pasi ato shikohen.

Megjithatë, ndryshe nga Snapchat, Ansa ju lejon gjithashtu të fshini mesazhet nga distanca, nga pajisja e një personi tjetër, përpara se ato të kenë shansin që ta lexojnë.

Aplikacioni Ansa është në dispozicion në iOS dhe Android dhe u krijua nga 23 vjeçari Natalie Bryla nga San Francisko.

Vetëm përdoruesit e aplikacionit mund të dërgojnë mesazhe me njëri-tjetrin në “mënyrë të sigurtë”. Veçoria e vetë-shkatërrimit nuk zbatohet tek mesazhet, fotot ose videot duke i dërguar në mënyrë tradicionale ose përmes aplikacioneve të tjera.

Videot dhe fotot mund të shfaqen vetëm kur përdoruesi klikon “Tap to view”, dhe teksa shikohet një herë ato janë të dukshme vetëm për 60 sekonda përpara se të fshihen nga dy telefonat e përdoruesve.

Lajme të ngjashme

Back to top button