Një medie sponsoron një institucion qeveritar me tekst kuazigazetaresk

[Recension: Kërkoni punë? – punësohuni në MPB-në e Maqedonisë]

Njëri nga parimet kryesore, themelore të gazetarisë së lirë, neutrale, është se do të jetë “qen rojtar”, kontrollues i pushtetit, për shkak se cili do qoftë pushtet ta ketë mandatin, të udhëheqë për një periudhë të caktuar kohore, atë e ka fituar nga populli dhe se gazetarët janë ata që në emrin e popullit do të kërkojnë llogari dhe përgjegjësi për politikat për të cilat dikush ka marrë miratimin që të “udhëheqë”.

Ky është një rol aq i rëndësishëm i gazetarëve dhe i mediave, sa që është shënuar në prembulën e “kushtetutës” së gazetarëve – Kodin e gazetarëve:

“… gazetarët … do të kontribuojnë për përforcimin e shtetit juridik dhe në kontrollin e pushtetit dhe të subjekteve të tjera nga jeta publike.”

Por, si t’i besoni ndonjë medieje se e bën këtë, kur ajo sponsoron shpallje të qeverisë?!? Këtë pyetje e parashron edhe lexuesi ynë i Shërbimit për verifikimin e fakteve në media (SHVFM) dhe na e propozoi këtë tekst për recension.

08272014-Press24-Oglas-MVRLinku deri te artikulli origjinal: Kërkoni punë? – punësohuni në MPB-në e Maqedonisë

Data dhe koha e publikimit: 27.08.2014, 09:39

Data e recensionit: 29.08.2014

Recensues: Zoran Bojarovski

Në fillim, menjëherë të themi se recensojmë një tekst JOgazetaresk, ose: shpallje që na “shitet” si tekst gazetaresk në rubrikën “Biznes”.

Dy nene kyçe, që e përcaktojnë dhe e ruajnë pozitën neutral të gazetarisë, janë shkelur në rastin e këtij “teksti”: neni 6 dhe neni 14.

Neni 6 në të gjitha qëndrimet e tij është shumë, shumë i qartë dhe me të vërtetë kur do t’i lidhni ato me tekstin e publikuar, nuk ka nevojë për ndonjë koment plotësues. Gjithçka është shumë e qartë:

“Gazetari nuk guxon të përdorë median për publikimin apo për fshehjen e informacioneve për përfitime personale.

Mitoja, korupsioni dhe reketi janë të huaja për profesionin e gazetarit.

Nuk guxon të lejohet reklamimi dhe motivet tjera komerciale të ndikojnë ndaj lirisë së informimit.

Duhet të ekzistojë ndarje e qartë mes reklamimit dhe tekstit gazetaresk me ilustrim.”

Nga ana tjetër, neni 14, përmend edhe një shkelje shumë të rëndësishme të punës profesionale të gazetarëve:

“Raportimi nga proceset policore, veçanërisht nga zgjedhjet, duhet të jenë i paanshëm dhe i balancuar.

Gazetari duhet të sigurojë distancë profesionale nga subjektet politike.”

Çfarë paanshmërie, balanci dhe distance mund të lidhe me një medie e cila i bën një shërbim të këtillë një institucioni shtetëror – sponsoron shpallje?

E jo se nuk mund të nxirret një temë nga ndonjë shpallje e ndonjë institucioni shtetëror. Së paku në atë mënyrë media ta kishte mbuluar “shërbimin” e saj: nga çdo shpallje mund të shkruhet një tekst gazetaresk. Ka mundur të përgatitet diçka si “zgjerim dhe plotësim” i kapaciteteve të institucionit shtetëror, se organi dëshiron “të bëjë dallim” dhe ta përmirësojë punën dhe kapacitetet, se i fton të papunësuarit “ta marrin guximin dhe ta bëjnë hapin e parë”… Shumë gjëra kanë mundur të bëhen, e të mos ishte një publikim i thatë i shpalljes në rubrikën “Biznes”???

E titulli është kulmi i shërbimit!!!

Lajme të ngjashme

Back to top button