Vijon kriza në Libi:13 viktima nga luftimet në Bengasi

Pavarësisht rrëzimit të diktatorit libian, Muamer al Gadafi, për vendin e pasur arab akoma nuk duket e afërt paqja dhe situata shkon edhe më keq se çka qenë. Nga luftimet mes milicëve muslimanë dhe forcave qeveritate, bëhet e ditur se kanë humbur jetën të paktën 13 persona dhe 45 të tjerë janë plagosur.

Militantët muslimanë njihen edhe si grupi Ansar-al-Sharia, që luftojnë grupet e gjeneralit laik, Chalifa Haftar. Luftimet kanë qenë pranë  aeroportit në Bengasi, që aktualisht kontrollohet nga qeveria.

Nga mediet e huaja, raportohet se krahas militantëve muslimanë qëndron Turqia dhe Katari, ndërsa krahas gjeneralit Haftar, Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipti dhe Saudia. /Fitim Dika, Portalb

 

Lajme të ngjashme

Back to top button