Ronaldo: Falcao? United ka bërë blerje fantastike

Ish-ylli i Manchester United , Cristiano Ronaldo ka përshëndetur Djajtë e Kuq për blerjen më të re të tyre, Radamel Falcaon, duke e cilësuar kolumbianin si një blerje fantastike.

Gjithsesi, Falcao do kaloj tek United si huazim e për shkak të Fair Play Financiar, Djajtë nuk mund ta blen atë dhe ndoshta vitin tjetër ata mund ta realizojnë këtë qëllim.

Falcao do përfitoj 200,000 në javë, pasi zbriti me një airoplan privat në aeroportin e Manchesterit.

”Ai është lojtar shumë i mirë. Unë mendoj se Manchester bëri shumë mirë që e bleu atë. Unë nuk mendoj se ai është lloji i lojtarit i gabuar. Ai është një lojtar shumë i fortë kështu që unë nuk mendoj se kjo është një blerje e gabuar”.

”Unë mendoj se ai do të jetë një blerje fantastike. Manchester Unitedi nuk ka filluar mirë, vetëm dy pikë, kështu që ata kanë nevojë për lojtarë me cilësi dhe Falcao është një lojtar me cilësi”, potencoi Ronaldo.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button